Spektakël lave, vullkani Kilauea shpërthen sërish

Nga A2 CNN
26 Maj 2025, 12:25 | Bota

Spektakël lave, vullkani Kilauea shpërthen sërish

Një nga vullkanet më të aktivë në botë ka shpërthyer sërish në Hawaii.

Sipas Observatorit të Vullkaneve të Havai, në disa zona, fontanat e lavës që shpërthejnë nga hapjet e vullkanit kanë arritur deri në 300 metra në lartësi, duke krijuar një pamje të jashtëzakonshme dhe të frikshme për ata që ndodhen në afërsi.

Në disa raste, lava është hedhur me shpejtësi të lartë në ajër, duke krijuar një rrezik të madh dhe për turistët që vizitojnë Havajin. Përveç shpërthimeve të lavës, ka pasur edhe shpërthime të gazrave dhe avujve toksikë që mund të përbëjnë kërcënim për shëndetin e njerëzve dhe jetën e kafshëve.

Studiuesit dhe ekspertët janë të vëmendshëm ndaj çdo ndryshimi të mundshëm në aktivitetin e vullkanit dhe po monitorojnë nga afër lëvizjet e mundshme të tokës dhe lëshimet e gazrave, duke i këshilluar banorët dhe turistët të qëndrojnë larg zonave të rrezikuara dhe të ndjekin udhëzimet e autoriteteve vendase. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos