Finlanda do të zgjasë mbylljen e kufirit të saj me Rusinë, vendim ky i cili ishte caktuar të përfundonte më 15 janar. Lajmin e bëri të ditur ministri i Bujqësisë dhe Pylltarisë Sari Essayah, sipas të cilit, kufiri do të mbetet i mbyllur edhe për një muaj.
Finlanda mbylli kufirin për të ndaluar një numër në rritje të azilkërkuesve që të hynin në vend dhe tha se Moska kishte orkestruar fluksin e njerëzve, një akuzë që Kremlini e mohon, njoftojnë mediat ndërkombëtare.
Presidenti rus, Vladimir Putin, ka paralajmëruar në dhjetor të vitit të kaluar për “probleme” të paspecifikuara me Finlandën dhe ka thënë se ka urdhëruar krijimin e një distrikti të ri ushtarak në rajonet kufitare me shtetin nordik.
Finlanda ka hequr dorë nga politika e saj e neutralitetit, pak pas nisjes së luftës së Rusisë në Ukrainë në shkurt 2022, dhe vitin e kaluar është bërë anëtarja e 31-të e NATO-s. Prej atëherë, Finlanda e ka rritur numrin e njësiteve ushtarake në misione trajnime, dhe u ka lejuar aeroplanëve të NATO-s që të patrullojnë zonën ajrore, veprim që e ka zemëruar Rusinë. (A2 Televizion)