Një tjetër fabrikë është shkatërruar në Rusi si pasojë e zjarrit. Këtë herë, ngjarja ka ndodhur pranë Moskës dhe fabrika prodhonte veshje ushtarake dhe antiplumba për ushtrinë e Putin.
Ndërkohë, pronari i fabrikës Gavary Group është një prej të sanksionuarve nga Perëndimi, pas nisjes së luftës në Ukrainë.
Më shumë se 100 zjarrfikës punuan për të vënë flakët nën kontroll, ndërsa autoritetet ruse kanë nisur menjëherë hetimet nëse në këtë ngjarja ka sërish “gisht” Ukraina.
Ngjarje të tillë në fabrikat ruse, të cilat kryesisht i vijnë në ndihmë ushtrisë, janë bërë të shpeshta në Rusi që prej 23 muajsh, atëherë kur Putin urdhëroi nisjen e luftës me Ukrainën. (A2 Televizion)