Disa fishekzjarrë të hedhur gjatë një festivali në ishullin Malamocco, Venecia, ranë mes njerëzve, duke shkaktuar panik dhe lëndime. Sipas shtypit italian, rreth dhjetë persona kanë pësuar lëndime djegieje, mes të cilëve edhe disa fëmijë. Rrëmuja pas aksidentit u shkaktua edhe nga njerëzit që nxitonin të largoheshin duke shtyrë njëri-tjetrin. Hetimet janë duke u zhvilluar ende nga policia.
Aksidenti ndodhi pak para mesnatës, gjatë shfaqjes së fishekzjarrëve në mbrëmjen e fundit të festës së Madonna di Marina në Malamocco.
Më shumë fishekzjarrë mund të kishin rënë direkt mbi turmën që po e shikonte ngjarjen nga bregu, por një nga fishekzjarrët shpërtheu në skelën e drurit. Ndërsa shpërthimi mes njerëzve shkaktoi 11 të plagosur. Në rrjetet sociale, njerëzit u shprehën se vec të tjerash iu desh të prisnin gjatë edhe për mbërritjen e ambulancës. (A2 Televizion)