Atentati ndaj Trump, Putin nuk ka ndërmend ta telefonojë ish-presidentin

Nga A2 CNN
15 Korrik 2024, 12:23 | Bota

Atentati ndaj Trump, Putin nuk ka ndërmend ta telefonojë

Vladimir Putin nuk ka ndërmend të flasë me Donald Trump pasi ky i fundit i shpëtoi një atentati të shtunën. Kremlini tha se Putin nuk ka kontaktuar me ish-presidentin dhe nuk ka në plan ta bëjë këtë në ditët në vazhdim.

I pyetur nëse pas kësaj ngjarjeje, masat e sigurisë për Putinin do shtoheshin, zëdhënësi i Kremlinit, Dimitry Peskov, tha se lideri rus ka nivelin e duhur të mbrojtjes. “Siguria është rritur tashmë, për arsye të ditura, pavarësisht incidentit”, u tha Peskov gazetarëve.

Të dielën, Kremlini tha se nuk besonte që pas atentatit qëndronte administrata amerikane, por e akuzoi atë se ka krijuar atmosferën që provokoi sulmin.

Trump-i u qëllua me plumb në vesh gjatë një tubimi elektoral në Pensilvani, një ngjarje që cilësohet dështim i forcave të sigurisë. Atentatori u vra nga Shërbimi Sekret. Ai është identifikuar, por motivi që e shtyu drejt këtij akti nuk është zbardhur ende. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos