Pritet të pasojë Borrell-in në Bashkimin Europian, kryeministrja estoneze jep dorëheqjen

Nga A2 CNN
15 Korrik 2024, 13:43 | Bota

Pritet të pasojë Borrell-in në Bashkimin Europian, kryeministrja

Kryeministrja e Estonisë, Kaja Kallas ka dhënë dorëheqjen ditën e sotme. Kallas është kandidatë për të shërbyer si përfaqësuesja e radhës e lartë e Bashkimit Europian për çështjet e Jashtme, pas Josep Borrell.

Ajo do të mbetet formalisht kryeministrja e Estonisë derisa të betohet qeveria e re e vendit.  Alar Karis, presidenti estonez tha se e kishte pranuar dorëheqjen e saj.

“E falenderova atë për punën e bërë dhe i uroj shumë fat! Do të vijoj bisedimet me përfaqësuesit e të gjitha partive në Riigikogu për të formuar qeverinë e re,” shtoi ai. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos