Pasi rezervoi më shumë se 120 fluturime falas duke u paraqitur si punonjës i një linje ajrore, një juri javën e kaluar e shpalli fajtor Tiron Alexander, nga Florida e Jugut, i cili tani përballet me dënim deri në 30 vjet burg.
Prokurorët pretendojnë se ai abuzoi me një program vetëm për punonjës, duke pretenduar në mënyrë të rreme se ishte asistent fluturimi.
Ky rreng i lejoi Alexander që të realizonte 34 fluturime pa shpenzuar asnjë qindarkë midis viteve 2018 dhe 2024.
Ai kishte ngarkuar informacione të rreme në lidhje me "punësimin" e tij dhe pas hetimeve rezultoi të ishte punonjës i shtatë linjave ajrore të ndryshme, duke përdorur 30 numra të rremë distinktivësh dhe data punësimi.
Gjatë gjyqit, u zbulua se Alexander ishte shtirur edhe si asistent fluturimi për tre linja ajrore të tjera, duke zgjeruar më tej fushën e mashtrimit.
Ai u shpall fajtor për mashtrim me transferta elektronike dhe hyrje të paligjshme në një zonë të sigurt të një aeroporti me pretekste të rreme.
Seanca ku atij do t’i komunikohet dënimi është planifikuar për tu zhvilluar në 25 gusht, siç njoftoi të martën Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së. (A2 Televizion)