“Vendi është gati për luftë”, operacionin sekret ndaj Iranit e realizoi Mossadi

Nga Erjon Dervishi
13 Qershor 2025, 15:37 | Bota

Sulmi izraelit ndaj Iranit nuk do të mbetet pa përgjigje. Për udhëheqjen e Teheranit, sulmi izraelit shikohet si një deklaratë e plotë lufte. Ministria e Jashtme iraniane raportoi se Ministri i Jashtëm Abbas Aragchi i ka bërë thirrje Këshillit të Sigurimit të OKB-së në një letër drejtuar Kombeve të Bashkuara që të adresonte menjëherë incidentin, shkruan A2 CNN.

Ndërkohë bëhet e ditur se Irani ka gjetur personin që do të drejtojë Gardën Revolucionare. Lideri supreme i Iranit me zanë të dy dekreteve të veçanta, emëroi Mohammad Pakpour si kreun e ri të Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike dhe Abdolrahim Mousaëi si shefin e ri të ushtrisë.

Nga ana e tij, Izraeli bën me dije se operacioni ushtarak kundër Iranit nuk ka mbaruar ende. "Jemi të përgatitur të vazhdojmë për ditë të tëra", tha një zyrtar ushtarak izraelit. "Jemi të përgatitur për çdo skenar". Popullsia civile izraelite mbetet gjithashtu në rrezik. Jo të gjithë dronët e lëshuar nga Irani janë kapur ende. "Por një numër i madh janë shkatërruar", shpjegoi zyrtari, për mediat gjermane.

Sakaq, sipas burimeve të sigurisë, forcat speciale të agjencisë së inteligjencës izraelite Mossad përgatitën sulmin ajror kundër Iranit me disa operacione të fshehta thellë brenda Republikës Islamike, citon Reuters. Ndër të tjera, ata vendosën armë precize kundër mbrojtjes ajrore iraniane, sipas burimeve të sigurisë izraelite. Një vend nisjeje për dronë sulmues u ngrit gjithashtu pranë kryeqytetit iranian, Teheranit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos