Sulmet izraelite, Irani konfirmon vrasjen e të paktën gjashtë shkencëtarëve bërthamorë

Nga A2 CNN
13 Qershor 2025, 15:17 | Bota

Sulmet izraelite, Irani konfirmon vrasjen e të paktën gjashtë

Irani deri më tani ka konfirmuar se të paktën gjashtë nga shkencëtarët e tij bërthamorë u vranë në sulmet izraelite gjatë natës.

Sipas mediave të huaja, më i shquari prej tyre është Fereydoon Abbasi, një ish-kreu i Organizatës së Energjisë Atomike të Iranit.

Mohammad Mehdi Tehranchi, i dyti i identifikuar, shërbeu si president i Universitetit Islamik Azad në Teheran, shkruan A2 CNN.

Abdolhamid Minouchehr, Ahmad Reza Zolfaghari dhe Amirhossein Feqhi ishin akademikë në Universitetin Shahid Beheshti të Teheranit.

Viktima e gjashtë është identifikuar vetëm me mbiemrin e saj, Motallebizadeh. Ndërkohë raportohet se numri i viktimave nga sulmet të jetë me dhjetëra dhe numri i të plagosurve me qindra, teksa ende nuk ka një bilanc të saktë të shifrave. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos