Forcat ajrore të Ukrainës: Qyteti i Kharkiv është ende nën sulmin rus

Nga A2 CNN
25 Dhjetor 2024, 14:05 | Bota

Forcat ajrore të Ukrainës: Qyteti i Kharkiv është ende

Siç kemi raportuar, Kharkiv, qyteti i dytë më i madh i Ukrainës, ka qenë një nga zonat nën sulmin rus të ditës së sotme, që synoi infrastrukturën energjitike në vendin fqinj.

Sipas mediave të huaja, një orë më parë, ndërsa pjesa më e madhe e Ukrainës është qetësuar, Kharkiv kishte ende paralajmërime për sulm ajror, shkruan A2 CNN.

Në orën 13:06 me kohën lokale (11:06 GMT), forcat ajrore ukrainase njoftuan praninë e dronëve të armikut pranë qytetit dhe u bëri thirrje njerëzve të qëndrojnë në strehimore. Më vonë u bu bë sërish një paralajmërim të ngjashëm.

Kryetari i Bashkisë së Kharkiv, Ihor Terekhov, thotë se që nga ora 13:48 me orën lokale, nga sulmet e sotme janë regjistruar dëme në 74 ndërtesa.

Terekhov thotë gjithashtu se riparimet në infrastrukturën e energjisë janë në progres dhe 35% e qarqeve janë rregulluar, shkruan A2 CNN. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos