Papa hapi “Portën e Shenjtë”, Krishtlindja festohet nga Vatikani në Jerusalem e deri në Siri

Nga Xhevahir Qardaku
25 Dhjetor 2024, 12:01 | Bota

“Porta e shenjtë u hap”. Kështu Papa Françesku, para 30 mijë besimtarëve në Bazilikë dhe Sheshin e Shën Pjetrit, dekretoi nisjen e vitit të shenjtë në nivel planetar, pra të Jubileut të Shpresës. Pak më vonë mbajti dhe meshën për festën e Krishtlindjeve.

“Ka shumë vetmi këto kohë. Mendoni për luftërat dhe fëmijët që masakrohen me automatikë, për bombat në shkolla dhe spitale. Shpresa na thërret ne që të bëhemi pelegrinë në kërkim të së vërtetës dhe ëndërrimtarëve që nuk lodhen kurrë, gra dhe burra që pranojnë të sfidohen nga ëndrra e Zotit për një botë të re ku paqja dhe drejtësia mbretëron”, tha Papa Françesku.

Besimtarët katolikë kremtuan Krishtlindjet me një meshë në Kishën e Lindjes së Krishtit në Betlehem, ndërsa në Gazën pranë lufta vijon duke cenuar jetët e pafajshme në mënyrë mizore. Patriarku Pierbattista Pizzaballa drejtoi lutjet në vendin e lindjes së Krishtit. Në Jerusalem, pjesë e Bregut Perëndimor të pushtuar nga Izraeli, rrugët nuk u dekoruan këtë vit për shkak të luftës.

Të krishterët në Siri kremtojnë Krishtlindjet për herë të parë që pas rrëzimit të Bashar al-Assad nga pushteti. Udhëheqësit e rinj islamikë janë zotuar që të mbrojnë të drejtat e minoriteteve fetare, por disa incidente janë shënuar. Megjithatë kjo nuk pengoi besimtarët e krishterë që të mbanin një meshë në kishën më të vjetër të Sirisë, atë të Zonjës së Damaskut. Krishtlindja është kremtuar edhe jashtë tokës, me astronautët që ndan një urim special për planetin nga bordi i Stacionit Ndërkombëtar Hapësinor. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos