Forcat izraelite të Mbrojtjes ngrenë flamurin izraelit në “parlamentin” e Hamasit në Gaza

Nga A2 CNN
13 Nëntor 2023, 21:43 | Bota

Forcat izraelite të Mbrojtjes ngrenë flamurin izraelit në

Hamasi po humbet gjithnjë e më shumë terren në Rripin e Gazës ndërsa ushtria izraelite marshon në qytet duke shkatërruar bazat dhe strukturat e organizatës islamike palestineze.

Pak përpara se Ministri izraelit i Mbrojtjes Yoav Gallad të deklaronte se Hamasi kishte "humbur kontrollin e Gazës", ushtarët e IDF, sipas mediave lokale, kapën të ashtuquajturin "parlament të Hamasit" në qytetin e Gazës dhe ngritën flamurin izraelit .

Hamasi ka "humbur kontrollin e Gazës" dhe militantët "po ikin në jug", ka pohuar ministri izraelit i Mbrojtjes Yoav Gallad, teksa lufta me grupin hyn në javën e saj të pestë.

Civilët “po plaçkisin bazat e Hamasit” dhe “nuk i besojnë më qeverisë” që kontrollon enklavën palestineze që po goditet pandërprerë nga Izraeli, siguroi ministri në një video-mesazh të transmetuar nga disa kanale televizive.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu i tha më herët një batalioni të forcave të ushtrisë izraelite se lufta e sotme në Gaza do të jetë një "luftë deri në fund" dhe jo një raund tjetër luftimesh.

Netanyahu u takua me ushtarët që i përkasin batalionit të këmbësorisë Caracal të Forcave të Mbrojtjes të Izraelit pranë kufirit të Gazës dhe u tha atyre se nëse nuk i japin fund Hamasit, ata do të kthehen. 

Kryeministri izraelit vlerësoi veprimet e ushtarëve në masakrën e Hamasit më 7 tetor, duke thënë: “Ajo që bëtë këtu, vendosët drejtimin e betejës, ishte një arritje e jashtëzakonshme, vërtet e madhe. Të kthesh betejën nga situata më e keqe e mundshme do të thotë shumë”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos