All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Tërmet politik në Britaninë e Madhe, Sunak rikthen Cameron dhe shkarkon Braverman

Nga Rosalba Bejdo
13 Nëntor 2023, 15:28 | Bota
All - Paragraf - 1

Tërmet politik në Britaninë e Madhe, Sunak rikthen Cameron dhe

Gati 7 vite pas largimit nga Downing Street, pas referendumit që çoi në shkëputjen e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Europian, David Cameron rikthehet si shef i diplomacisë në kabinetin e Rishi Sunak. Lëvizja e papritur, që shokoi politikën britanike mëngjesin e së hënës, erdhi si pjesë e një riformatimi të qeverisë nga Sunak që nisi me shkarkimin e Sekretares së Shtetit për Punët e Brendshme Suella Braverman, e vijoi me largimin e ministrave të Transportit, Mjedisit, Strehimit dhe Shëndetësisë. 

All - Paragraf - 3

Sunak vendosi të largojë Braverman, konservatore e flaktë e mbrojtur nga e djathta, dhe zëri më i fortë kundër emigrantëve të paligjshëm përfshirë ata shqiptarë, pasi kjo e fundit sfidoi autoritetin e tij në fundjavë duke kritikuar reagimin e policisë ndaj një proteste pro-palestineze.

Ish-ministri i Jashtëm James Cleverly, do të zëvendësojë Braverman, e po ashtu si ajo përmendi ndalimin e varkave me emigrantë si prioritet të tijin. 

“Pata një bisedë të mirë me kryeministrin, i cili e bëri të qartë se dëshiron që ne të mbajmë premtimin për të ndalur varkat me emigrantë dhe për të mbrojtur popullin britanik”, tha James Cleverly.

All - Paragraf - 6

Sakaq, David Cameron, kryeminsitri që organizoi referendumin për Brexit në vitin 2016, duke e paguar me postin e tij votën kundër bllokut, të britanikëve, thotë se e kishte pranuar me kënaqësi ofertën e Sunak, pavarësisht se kishte pasur mosmarrëveshje me të lidhur me vendime individuale. DavidCameron

‘Përballemi me sfida të frikshme ndërkombëtare, përfshirë luftën në Ukrainë dhe krizën në Lindjen e Mesme. Mendoj në këto kohëra të ndryshimeve të thella globale, rrallë herë ka qenë më e rëndësishme për këtë vend, për të qëndruar krah aleatëve dhe për të bërë zërin e vet të dëgjohet”, tha David Cameron.

Rikthimi i Cameron, sugjeron se Sunak kërkon të sjellë figura më centriste me eksperiencë në vend që të kënaqë të djathtën e partisë së tij, që mbështet Braverman. 

All - Paragraf - 9

Besohet se Sunak e kishte planfikuar prej kohësh një riformatim të qeverisë, mes rënies së mbështetjeve përballë laburistëve para zgjedhjeve të përgjithshme që  pritet të mbahen vitin e ardhshëm.  (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos