Foshnjet pa sëmundje gjenetike lindin nga 3 prindër, Britania e Madhe bën historinë

Nga Rosalba Bejdo
17 Korrik 2025, 10:30 | Bota

Tetë foshnje kanë lindur në Britaninë e Madhe duke përdorur material gjenetik nga tre persona, për të parandaluar sëmundje të trashëguara me pasoja shpesh fatale. Metoda e aplikuar nga shkencëtarët britanikë, kombinon vezën dhe spermën e një nënë dhe babi, me një vezë të dytë nga grua donatore.

Teknika ka qenë e ligjshme në Britaninë e Madhe prej një dekade, por vendi ka tani provën e parëse ajo çon në lindjen e fëmijëve pa sëmundjen e pakurueshme mitokondriale. Ajo transmetohet nga nëna tek fëmija duke privuar trupin nga energjia. Sëmundja mund të shkaktojë probleme të rënda dhe disa foshnje vdesin brenda pak ditësh nga lindja, raporton A2 CNN.

Çiftet e dinë se janë të rrezikuar nëse fëmijët e tjerë, pjesëtarët e familjes apo nëna, janë të prekur. Foshnjet e lindura me teknikën e tre personave, trashëgojnë shumicën e ADN-së dhe modelit gjenetik nga prindërit e tyre, por marrin gjithashtu edhe një pjesë të vogël, 0.1 përqind nga gruaja e dytë. Ky është një ndryshim që trashëgohet me breza.

Një në 5 mijë bebe lindin me sëmundjen mitokondriale çdo vit, e cila mund ta lërë trupin me energji të pamjaftueshme për të mbajtur zemrën në punë, e që mund të shkaktojë gjithashtu dëmtime në tru, epilepsi, verbëri, dobësim të muskujve dhe kolaps të organeve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos