Me banera e flamuj të bardhë në duar, qindra mijëra francezë, përfshirë artistë e personazhe publike, marshuan të dielën në Paris në një thirrje për paqen, mes konfliktit që vlon në Lindjen e Mesme.
Demonstruesit, mes të cilëve përfshihej edhe aktorja e njohur Isabelle Adjani, u shprehën kundër të gjitha luftërave, duke thëne se në të dyja kahet po shënoheshin viktima.
Edhe në Finlandë u zhvillua një manifestim pro-palestinez. Mijëra njerëz që dolën në rrugët e Helsinkit kërkuan fundin e vrasjes së palestinezëve, denoncuan mësymjen e Gazës nga Izraeli dhe tregtinë e armëve të Finlandës me shtetin hebre.
Sakaq, në kryeqytetin e Polonisë, Varshavë mijëra njerëz iu bashkuan manifestimit në mbështetje të Izraelit duke kërkuar lirimin e 240 pengjeve të rrëmbyera nga Hamasi. (A2 Televizion)