Për herë të parë gjatë udhëtimit të tij drejt Shteteve të Bashkuara, avioni zyrtar i kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu shmangu hapësirën ajrore europiane, duke fluturuar mbi Mesdheun në jug të Spanjës dhe duke kaluar nëpër Ngushticën e Gjibraltarit.
Ky devijim është më shumë se 600 kilometra larg rrugës së zakonshme, e cila më parë kalonte nëpër Greqi, Itali dhe Francë.
Ky vendim ngre pikëpyetje politike dhe diplomatike, veçanërisht në lidhje me implikimet e urdhër-arrestit të lëshuar nga Gjykata Ndërkombëtare Penale kundër udhëheqësit izraelit.
Netanjahu udhëtoi drejt Nju Jorkut për të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara dhe në takime zyrtare në Shtëpinë e Bardhë.
Rëndësia e kësaj zgjedhjeje shkon përtej aspektit teknik, duke hapur skenarë që lidhen me sigurinë ligjore dhe marrëdhëniet diplomatike midis Izraelit dhe vendeve europiane, kryesisht Spanjës dhe Francës. (A2 Televizion)