Marina franceze sekuestron 9.6 tonë kokainë

Nga A2 CNN
25 Shtator 2025, 18:11 | Bota

Marina franceze sekuestron 9.6 tonë kokainë

Marina Franceze ka realizuar një nga kapjet më të mëdha të kokainës në historinë e saj, duke sekuestruar 9.6 tonë të lëndës narkotike me një vlerë tregu që tejkalon 500 milionë euro.

Operacioni u zhvillua pranë brigjeve të Afrikës Perëndimore, në kuadër të misionit të sigurisë detare “Corymbe”.

Sipas njoftimit zyrtar nga Rajoni Detar i Atlantikut, aksioni u krye nga dy anije të Marinës Franceze, pas një operacioni të përbashkët me shërbimet antidrogë, inteligjencën detare dhe bashkëpunimin e policisë britanike.

Objektivi ishte një anije peshkimi pa flamur shtetëror, e cila dyshohej për trafik të lëndëve narkotike.

Operacioni përfaqëson suksesin më të madh të Marinës Franceze për vitin 2025, i cili tashmë është cilësuar si një vit rekord në luftën kundër trafikut të drogës.

Deri në fund të gushtit, forcat detare franceze kishin arritur të sekuestronin afro 6 tonë kokainë vetëm në rajonin e Afrikës Perëndimore. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos