Ditën e sotme, Presidenti i SHBA-së, Donald Trump dhe Presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, kanë zhvilluar një takim në Shtëpinë e Bardhë.
Sipas mediave të huaja, në fjalën e tij hapëse në Zyrën Ovale, Trump tha se i pëlqente presidenti turk, duke e cilësuar atë si njeri “me mendim të fortë”.
Por Trump shtoi se do të “dëshironte që ai të ndalonte blerjen e naftës nga Rusia”, shkruan A2 CNN.
Trump po e dyfishon rëndësinë e një mesazhi që e theksoi gjithashtu në mënyrë të dukshme në fjalimin e tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së të martën.
Ishte “e turpshme” që disa vende evropiane ende blinin naftë nga Rusia, tha atëherë Trump, shkruan A2 CNN.
Në Zyrën Ovale, Trump vazhdon ta quaj luftën e Rusisë në Ukrainë "të turpshme", duke i cilësuar si "vrasje të panevojshme".
"Putini duhet të ndalet," tha Trump më tej. (A2 Televizion)