
Ministrat e jashtëm të vendeve të G7 kanë bërë thirrje për ndalimin e menjëhershëm të sulmeve ndaj civilëve dhe infrastrukturës civile në kuadër të konfliktit që përfshin Iran.
Në një deklaratë të përbashkët, të miratuar në ditën e dytë të takimit të G7 në Francë, ministrat theksuan rëndësinë e kufizimit të ndikimit të luftës mbi popullsinë civile, partnerët rajonalë dhe infrastrukturën kritike.
Ata nënvizuan gjithashtu rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe koordinimit për të përballuar pasojat ekonomike globale të konfliktit, duke përfshirë ndërprerjet në zinxhirët e furnizimit, sektorin e energjisë, plehrat kimike dhe tregtinë, të cilat prekin drejtpërdrejt qytetarët.
(A2 Televizion)