Si e ka kthyer kërcënimi rus ushtrinë gjermane në më të rëndësishmen në Europë

Nga A2 CNN
27 Mars 2026, 17:29 | Bota

Si e ka kthyer kërcënimi rus ushtrinë gjermane në më

Europa po përballet me një realitet të ri sigurie, ku kërcënimi nga Rusia nuk shihet më si i largët, por si një rrezik që mund të materializohet shumë më shpejt nga sa ishte parashikuar.

Në qendër të këtij ndryshimi është një gjeneral gjerman, i cili po konsiderohet si një nga figurat kyçe në mbrojtjen e kontinentit. Roli i tij ka marrë rëndësi të veçantë për shkak të pozicionit të Gjermanisë si fuqia më e madhe ekonomike dhe një shtyllë e sigurisë europiane.

Sipas një analize nga BBC, Europa ndodhet në një fazë të ndërmjetme  jo në luftë, por as më në paqe të plotë. Kjo për shkak të një sërë zhvillimesh që përfshijnë:

rritjen e aktivitetit ushtarak rus,

sulme hibride si sabotime dhe sulme kibernetike,

si dhe tensione të vazhdueshme në kufijtë lindorë të NATO-s.

Ekspertët paralajmërojnë se Rusia po kalon në një “ekonomi lufte”, duke rritur prodhimin ushtarak dhe rekrutimin, çka mund ta përshpejtojë përgatitjen për një konflikt më të gjerë në Europë.

Ndërkohë, ushtritë europiane përballen me probleme serioze:

mungesë personeli,

vonesa në furnizime,

dhe vite të tëra me investime të pamjaftueshme në mbrojtje.

Këto dobësi kanë nxitur thirrje të forta për riarmatim. Udhëheqës ushtarakë britanikë dhe gjermanë kanë argumentuar se forcimi i ushtrive nuk është zgjedhje politike, por domosdoshmëri për të ruajtur paqen.

Në këtë kontekst, Gjermania po ndryshon rrënjësisht qasjen e saj historike ndaj ushtrisë. Pas dekadash të një politike më pacifiste, Berlini po investon miliarda në mbrojtje dhe po përgatitet për skenarë lufte që dikur konsideroheshin të pamundur.

Analiza thekson se, edhe pse Rusia është përballur me vështirësi në Ukrainë, kjo nuk e përjashton mundësinë e një sulmi më të vogël dhe të shpejtë ndaj një vendi të NATO-s, për të testuar unitetin e aleancës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos