G7 mblidhet në Kanada për luftën, Irani thirrje Europës: Ndalni Izraelin, nuk duam armë bërthamore

Nga Rosalba Bejdo
16 Qershor 2025, 14:27 | Bota

Udhëheqësit e vendeve të G7 janë mbledhur në Kanada, ku pritet të diskutojnë lidhur me përshkallëzimin e luftës mes Iranin dhe Izraelit, e cila ka hyrë në ditën e saj të 4-t. Kancelari gjerman Fridrih Merz tha se synimet e tij për samitin, përfshijnë frenimin e Iranit për të mos zhvilluar e zotëruar armë bërthamore, garantimin e së drejtës së izraelit për t’u mbrojtur, shmangien e përshkallëzimit të konfliktit dhe krijimin e hapësirës për diplomaci.

Në prag të samitit, presidentija e Komisionit Europian Ursula Von Der Leyen tha në një konferencë të përbashkët me kreun e Këshillit Antonio Costa, se një zgjidhje e negociuar mbi Iranin do të ishte zgjidhja më e mirë afatgjatë, shkruan A2 CNN.

Ndërkohë zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane Esmail Baghaei, ftoi Francën, Gjermaninë dhe Britaninë e Madhe të angazhohen për të bindur Izraelin të ndalë sulmet kundër tyre. Sipas tij, reagimi europian ndaj situatës është i pamjaftueshëm dhe kontradiktor nga këndvështrimi politik. Sipas Teheranit, Franca, Gjermania dhe Britania e Madhe, pra vendet firmëtare të marrëveshjes bërthamore të 2015 duhet të dënonin ashpër sulmet e izraelit. Ai tha se Irani po mendon të tërhiqet nga traktati i mospërhapjes së armëve bërthamore, edhe pse siç thekson vijon të jetë kundër zhvillimit të këtyre armatimeve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos