Gara për Shtëpinë e Bardhë, Kamala Harris zgjedh zëvendëspresidentin e saj

Nga A2 CNN
6 Gusht 2024, 15:07 | Bota

Kamala Harris ka zgjedhur zëvendëspresidentin e saj me të cilin do të jetë në krye të Shtëpisë së Bardhë nëse demokratët fitojnë zgjedhjet e nëntorit.

I përzgjedhuri i Harris është guvernatori i  Minesotës Tim Walz, ish-mësues për arsimin e mesëm. 

Lajmin e raporton The Washington Post, duke cituar dy persona që kanë informacion në lidhje me çështjen. Zgjedhja e Walz, sipas analistëve amerikanë bëhet me qëllimin për fitimin e votuesve të bardhë.

Walz, veteran i Gardës Kombëtare të Ushtrisë Amerikane, 60-vjeçar, u zgjodh në një distrikt me prirje republikane në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA-së në vitin 2006. Si guvernator, Walz ka përkrahur një agjendë progresive që përfshin ushqime falas në shkollë, synime për trajtimin e ndryshimeve klimatike, uljen e taksave për klasën e mesme dhe zgjerim të lejes së paguar për punëtorët e Minesotës.

Gara për Shtëpinë e Bardhë, Kamala Harris zgjedh

Walz pritet që të shfaqet me Harris në publik në ditët në vijim, në shtatë shtetet ku gara pritet të jetë më e fortë- Pensilvani, Wisconsin, Michigan, Karolina e Veriut, Xhorxhia, Arizona dhe Nevada.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos