Alarmet ajrore janë dëgjuar në Kryeqytetin e Ukrainës, Kiev. Shpërthime të forta u dëgjuan në qendër dhe në lindje të kryeqytetit ukrainas.
Një sërë sulmesh ajrore të dirigjuara nga Moska kanë detyruar civilët të strehohen nëpër metrotë e qytetit. "Mbrojtja ajrore është aktivizuar në Kiev. Qëndroni në strehimore", shkroi kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschkow në Telegram.
Rusia ka goditur qytetin verilindor, i cili shtrihet më pak se 30 kilometra nga kufiri i saj, që nga fillimi i pushtimit të saj në shkallë të plotë në shkurt të vitit 2022.
Mbrojtja ajrore e Ukrainës rrëzoi dy raketa balistike Iskander, dy raketa kruiz Kh-59 dhe 15 dronë sulmues të nisur nga Rusia. Kreu i autoriteteve ushtarake të Kievit, tha se, sipas raporteve paraprake, nuk ka pasur dëme apo viktima. Njësitë e mbrojtjes ajrore të Ukrainës po operonin në qytet dhe në rajonin përreth Kievit, thanë autoritetet në Kiev në deklaratat në aplikacionoin Telegram.
Nga ana e tyre, rojet kufitare ruse kanë zmbrapsur tentativën e dështuar të trupave ukrainase për depërtim në rajonin e Kurskut, ku bombardimet e forcave të Kievit lanë pesë civilë të plagosur, duke përfshirë tre fëmijë. Kjo u raportua nga guvernatori, Alexei Smirnov, i cituar nga agjencia Tass.
Sakaq, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Rusisë, Valery Gerasimov, ka inspektuar forcat ruse në zonën e luftimit në Ukrainë. Lajmi është bërë i ditur nga ministria e mbrojtjes ruse. Ministria ruse e mbrojtjes theksoi se Gerasimov mori raportet e fundit nga komandantët dhe "caktoi detyra për veprime të mëtejshme".
E ndërsa Rusia nuk ka arritur ende ndonjë përparim strategjik, forcat e saj kontrollojnë gati një të pestën e Ukrainës, pa i parë fundi i luftës. (A2 Televizion)