Zëdhënësja e ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, iu përgjigj ashpër deklaratës së Presidentit Francez Emmanuel Macron, i cili tha pas takimit virtual të liderëve të BE-së me Zelenskin se Rusia gjoja po i ofronte Ukrainës kapitullim, dhe jo paqe.
Zakharova i quajti fjalët e udhëheqësit francez gënjeshtra dhe akuzoi Parisin se po e shtyn Kievin drejt shkatërrimit.
"Çfarë gënjeshtre e paturpshme! Rusia ka propozuar një zgjidhje paqësore për krizën e brendshme ukrainase për shtatë vjet brenda kuadrit të marrëveshjeve të Minskut!", shkroi Zakharova.
Ajo nw vijim i kujtoi Macron se ishin politikanët francezë ata që "i shtynë mercenarët ukrainas të organizonin "Maidanin" dhe të kryenin grushte shteti", duke minuar paqen dhe sigurinë.
Zakharova citoi fjalët e ish-Presidentit francez Francois Hollande, i cili në vitin 2023 pranoi drejtpërdrejt se marrëveshjet e Minskut ishin të nevojshme vetëm për t'i "dhënë Ukrainës kohë për të rritur gatishmërinë e saj luftarake".
Sipas zëdhënëses së Ministrisë së Jashtme ruse, kapitullimi aktual i Ukrainës u propozua nga ata që për vite me radhë i ngulitën Kievit iluzionin e "fitores në fushën e betejës", duke e kuptuar plotësisht se kjo ishte e pamundur.
Në fund të mesazhit të saj, ajo përmendi fajtorin kryesor të këtij procesi: "Midis tyre, para së gjithash, vetë Macroni". (A2 Televizion)