Gjykata e Hagës u godit nga një sulm kibernetik gjatë samitit të NATO-s

Nga A2 CNN
1 Korrik 2025, 12:03 | Bota

Gjykata e Hagës u godit nga një sulm kibernetik gjatë samitit

Gjykata Ndërkombëtare Penale është vënë në shënjestër të një sulmi kibernetik “të sofistikuar” dhe po merr masa për të kufizuar çdo dëm. Gjykata Penale Ndërkombëtare tha se incidenti, i cili ndodhi javën e kaluar gjatë samitit të liderëve të NATO-s, ishte nën kontroll, por nuk dha më shumë detaje mbi ndikimin apo motivin e mundshëm.

“Po kryhet një analizë e ndikimit në të gjithë Gjykatën dhe tashmë po ndërmerren hapa për të zbutur çdo efekt të incidentit”, tha gjykata në një deklaratë

Gjykata nuk pranoi të thoshte nëse ishte kompromentuar ndonjë informacion konfidencial.

Edhe në vitin 2023 Gjykata Ndërkombëtare Penale ishte shënjestër e një sulmi kibernetik dhe për shkak të këtij sulmi, ende nuk e ka rikthyer plotësisht ëifi-në në selinë e saj të ndërtuar posaçërisht.

Gjykata ka një numër hetimesh të profilit të lartë dhe hetimesh paraprake që janë duke u zhvilluar në vende anembanë botës.

Gjykata Penale Ndërkombëtare po heton aktualisht akuzat për krime lufte të kryera nga Rusia në Ukrainë dhe ka lëshuar një urdhër arresti për krime lufte për presidentin Vladimir Putin, duke e akuzuar atë për përgjegjësi personale për rrëmbimet e fëmijëve nga Ukraina.

Në vitin 2022, një agjenci holandeze e inteligjencës tha se kishte penguar një komplot nga një spiun rus që përdorte një identitet të rremë brazilian për të punuar si praktikant në gjykatë.

Gjykata lëshoi ​​urdhër-arreste për kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrin e tij të mbrojtjes, Yoav Gallant, për shkak të fushatës së Izraelit kundër Hamasit në Gaza.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, vendosi sanksione ndaj kryeprokurorit të GJND-së, Karim Khan, në shkurt dhe në fillim të këtij muaji vendosi sanksione edhe ndaj katër gjyqtarëve në gjykatë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos