Goditet Aeroporti i Kuvajtit, Irani kërcënon të hapë një front të ri lufte

Nga Rosalba Bejdo
25 Mars 2026, 22:35 | Bota

Aeroporti ndërkombëtar i Kuvajtit u godit nga një dron, që shkaktoi një zjarr. Në vendngjarje mbërritën zjarrëfikës për të vënë nën kontroll flakët.

Lajmi i sulmit u bë i ditur nga agjencia kuvajtiane, Kuna, e cila citoi nje deklaratë të gjeneralit Muhamed Al Ghareeb. “Po ndërhyjmë me mbështetjen e zjarrëfikësve për të shuar flakët në një serbator kabruranti në aeroportin e Kuvajtit I goditur nga dronët armiqësor”, ishte deklarata e tij.

Ndërkohë Irani paralajmëroi se do ë hapë një front të ri në ngushticën e Bab el Mandab, nëse do të përgatiten sulme ndaj territorit iranian ose ndaj ishujve të tij. Lajmin e bëri të ditur agjencia e lajmeve Tasnim në Iran, që citon burime ushtarake.

Grupi rebel i huthëve, aleat me iranin ka ndërmarrë disa sukme ne rajonin ku gjendet ngushtica strategjike mes Detit të Kuq dhe Gjirit të Aden në Oqeanin indian.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos