
Një sulm me dron nga Ukraina shkaktoi një zjarr të madh në një rafineri nafte ruse në qytetin Tuapse të martën, në sulmin e tretë ndaj këtij porti në Detin e Zi brenda më pak se dy javësh.
Ushtria e Ukrainës konfirmoi se kishte kryer sulmin, i cili është pjesë e një serie gjithnjë e më intensive goditjesh që synojnë të dëmtojnë industrinë e naftës së Rusisë dhe të ulin të ardhurat e Moskës për luftën, shkruan A2 CNN.
Pamje në rrjetet sociale treguan re tymi të zi që ngrihej nga rafineria. Autoriteti shtetëror për mbrojtjen e konsumatorit u kërkoi njerëzve të qëndronin brenda dhe të mbanin dritaret e mbyllura.
Pas një sulmi të mëparshëm më 20 prill, në qytet ra shi i zi, duke lënë një mbetje vajore në sipërfaqe. Të paktën tre persona janë vrarë në këto sulme, dhe një prej tyre ka shkaktuar edhe derdhje nafte në det, raporton A2 CNN.
Kreu i rajonit të Tuapse, Sergei Boyko, urdhëroi evakuimin e banorëve pranë rafinerisë me autobusë drejt një shkolle lokale. Disa banorë shprehën zemërim në rrjetet sociale, duke kërkuar llogari pse mbrojtja ajrore nuk ishte parandaluar sulmin e tretë radhazi. (A2 Televizion)