Goditet sërish Aeroporti i Kuvajtit, shënjestrohet për të shtatën herë që nga fillimi i luftës

Nga A2 CNN
1 Prill 2026, 13:17 | Bota

Goditet sërish Aeroporti i Kuvajtit, shënjestrohet për të

Aeroporti Ndërkombëtar i Kuvajtit është goditur për herë të shtatë që nga fillimi i kësaj lufte, përcjell A2CNN.

Herën e fundit që u godit, javën e kaluar, një depo karburanti mori flakë dhe iu deshën 58 orë ekipeve të mbrojtjes civile për ta shuar zjarrin.

Gjatë dy javëve të fundit po vërehet një nivel alarmues i goditjeve ndaj infrastrukturës civile në Kuvajt. Rafineritë, portet, aeroporti, si dhe një objekt shërbimi për desalinizimin e ujit dhe prodhimin e energjisë janë dëmtuar në ditët e fundit.

Banka Kombëtare e Kuvajtit njoftoi se do të mbyllet për sot dhe nesër, për shkak të zhvillimeve të fundit dhe si masë sigurie për klientët dhe punonjësit e saj.

Këto zhvillime tregojnë qartë shqetësimin e autoriteteve në vend dhe natyrën në përshkallëzim të këtij konflikti.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos