Goditet sërish Arabia Saudite, shpërthim i fortë në Riad, probleme në aeroportin kryesor

Nga Xhevahir Qardaku
19 Shtator 2026, 08:51 | Bota

Përshkallëzohet situata ushtarake në Lindjen e Mesme, ndërsa Arabia Saudite është goditur sërish gjatë natës. Një shpërthim i fuqishëm u dëgjua në Riad, kryeqytetin saudit, pas aktivizimit të alarmit për popullsinë.

Mbrojtja Civile saudite reagoi menjëherë, ndërsa agjencia iraniane Tasnim raportoi për probleme të rënda dhe paralizim të sistemeve të navigimit në aeroportin ndërkombëtar të Riadit.

Deri tani nuk raportohen viktima apo të plagosur nga shpërthimi, ndërsa autoritetet vijojnë verifikimet për shkakun dhe përmasat e incidentit.

Arabia Saudite ndodhet në qendër të një krize të përshkallëzuar ushtarake me Huthit, grupi i mbështetur nga Irani që lufton kundër qeverisë së Jemenit.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos