Sekuestrohen mbi 400 kilogramë kanabis në frigorifer, arrestohet i riu shqiptar në Itali

Nga A2 CNN
19 Shtator 2026, 09:45 | Kronikë

Sekuestrohen mbi 400 kilogramë kanabis në frigorifer, arrestohet i riu

Policia italiane ka sekuestruar mbi 414 kilogramë hashash, me një vlerë prej mbi 4 milionë eurosh, ndërsa në pranga ka rënë një 29 vjeçar shqiptar. Sipas mediave italiane droga e cila u sekuestruan në Guidonia ishte gati për t’u shitur në qendrat e trafikimit të drogës në Romë dhe provincën përreth.

29-vjeçari shqiptar u ndalua ndërsa po përpiqej të ngarkonte disa valixhe të mëdha në bagazhin e makinës së tij. 98 kilogramët e parë të kanabisit u gjetën brenda valixheve. Hetimi vijoi më pas falë një grupi çelësash që iu gjetën të riut, të cilët rezultuan se hapnin disa ambiente të përdorura si depo në zonën e Guidonias dhe Romës.

Në njërën nga mjediset, një pjesë e konsiderueshme e lëndëve narkotike ruhej brenda frigoriferëve, të cilët u përdorën si depo magazinimi për drogën.

Gjatë kontrolleve në ambientet e ndryshme të të riut, përfshirë një garazh, u gjetën materialet e përdorura për paketimin e dozave dhe disa fletë të shkruara me dorë që përmbanin llogaritjen dhe numërimin e drogës. Pas përfundimit të hetimit, sasia totale e drogës së sekuestruar tejkaloi 414 kilogramë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos