Thellohet kriza e Vllaznisë, Teuta tenton "arratisjen" në krye

Nga A2 CNN
18 Shtator 2026, 23:47 | Futboll

Thellohet kriza e Vllaznisë, Teuta tenton "arratisjen" në

Teuta ka thelluar krizën e Vllaznisë duke e mundur ekipin shkodran 2-0 në “Loro Boriçi”.

Umejiego, në shtesën e pjesës së parë, shënoi golin e avantazhit për miqtë, shkruan A2.

Në pjesën e dytë, një gjuajtje e tij me kokë u devijua nga Dumfur në rrjetë duke dyfishuar shifrat, teksa reagimi i ekipit vendas ishte i papërfillshëm.

Kështu, durrsakët morën tre pikët e radhës dhe vijojnë kryesimin me 13 pikë, 4 më shumë se Egnatia dhe Dinamo.

Ndërkohë, Vllaznia renditet e fundit, me vetëm 2 pikë pas 5 ndeshjesh të zhvilluara në kampionat. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos