Pas kërcënimeve të Trump për aneksimin, SHBA dhe Danimarka arrijnë marrëveshje për Groenlandën

Nga A2 CNN
19 Shtator 2026, 08:57 | Bota

Pas kërcënimeve të Trump për aneksimin, SHBA dhe Danimarka

SHBA-ja dhe Danimarka kanë njoftuar një marrëveshje mbi sigurinë e Groenlandës, duke zgjidhur një mosmarrëveshje diplomatike të shkaktuar nga kërcënimet e presidentit Donald Trump për të pushtuar territorin me forcë.

Në një postim në Truth Social, Trump tha se marrëveshja do t'i jepte SHBA-së "kontroll të përhershëm mbi sigurinë dhe të gjitha nevojat e tjera".

“Marrëveshja erdhi pa kosto për Shtetet e Bashkuara” dhe do t’i jepte SHBA-së aftësinë për të bërë atë që është e nevojshme për të siguruar dhe mbrojtur sigurinë e Grenlandës”, tha presidenti Trump, i cili shtoi se marrëveshja përfshinte edhe një rregull.

“Asnjë kundërshtar amerikan nuk mund të mbante një prani ushtarake në Groenlandë ose të bënte investime të ndjeshme në Grenlandë, pa miratimin tonë të shprehur me shkrim”.

Ndërsa kryeministrja e Danimarkës tha se marrëveshja forcon sigurinë në Arktik dhe zonën e Atlantikut të Veriut, por nuk përmendi detaje specifike në marrëveshje që Trump përmendi në një postim në rrjetet sociale.

“Forcon sigurinë tonë të përbashkët në Arktik dhe zonën e Atlantikut të Veriut, dhe në të njëjtën kohë njeh sovranitetin dhe integritetin territorial të Mbretërisë dhe të drejtën e popullit të Groenlandës për vetëvendosje”, theksoi ajo.

Kryeministrja Mette Frederiksen, konfirmoi se marrëveshja do të nënshkruhet në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara javën e ardhshme.

Marrëveshja vjen pas muajsh kërcënimesh nga Trump për të “marrë” Groenlandën, e cila është një territor gjysmë-autonom danez, për shkak të shqetësimeve për sigurinë kombëtare - duke përmendur vendndodhjen e saj strategjike për qëllime mbrojtjeje dhe pasurinë e saj minerale.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos