“Groelanda i përket popullit të vet”, Europa mbështet Danimarkën pas deklaratave të Trump

Nga Rosalba Bejdo
6 Janar 2026, 16:07 | Bota

“Groelanda i përket popullit të vet”, Europa mbështet

Europa i përgjigjet një zëri Shteteve të bashkuara për Groenalandën. Në një deklaratë të përbashkët krerët e fuqive kryesore europiane theksuan se ishulli arktik i përket popullit të tij. Ky reagim vjen pas interesimit të ripërtërirë të presidentit amerikan Donald Trump për marrjen nën kontroll të territorit danez.

“Vetëm Danimarka dhe Groenlanda kanë të drejtë të vendosin për çështjet që lidhen me Danimarkën dhe Groenlandën,” thuhet në deklaratën e liderëve të Francës, Gjermanisë, Italisë, Polonisë, Spanjës, Britanisë së Madhe dhe Danimarkës.

Liderët theksuan gjithashtu se siguria në Arktik duhet të garantohet në mënyrë kolektive, në bashkëpunim me aleatët e NATO-s, përfshirë Shtetet e Bashkuara.

“NATO e ka bërë të qartë se rajoni i Arktikut është një prioritet dhe aleatët evropianë po rrisin angazhimin e tyre”, thuhet në deklaratë. Në një prononcim për The Atlantic të dielën, Trump tha se kishin nevojë për Groenlandën për arsye mbrojtëse. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos