
Prokuroria e Vlorës ka konfiskuar dhe kaloi në pronësi të shtetit 16 milionë euro pasuri të paluajtshme të shtetasit P.P., i akuzuar për veprat penale ‘Falsifikimi i dokumenteve’ dhe ‘Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale’.
Nga hetimet mbi procesimin penal nr.946/2015, rezultoi se në proceset gjyqësore dhe procedurat administrative për njohjen dhe kthimin e një pasurie 32.000m2 në zonën e ‘Ujit të Ftohtë’, Vlorë u përdor një vendim gjyqësor i falsifikuar. Gjithashtu, nga hetimet rezultoi se pas përfitimit dhe regjistrimit të kësaj pasurie, janë kryer veprime juridike për ndarjen, tjetërsimin dhe kalimin e saj në emër të personave të tretë, me qëllim fshehjen e origjinës së paligjshme të saj.
Në përfundim të hetimeve shtetasi P.P. u dënua me 7 vite burgim dhe me kërkesën e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, gjykata vendosi konfiskimin e pasurive të mëposhtme:
Pasuri e paluajtshme me sipërfaqe 32.000 m2 e regjistruar në vitin 2009 në favor të shtetasve K.Sh., M.Sh. dhe R.Sh. si dhe të gjitha pasurive që rrjedhin dhe derivojnë prej kësaj pasurie, konkretisht:
Pasuria e paluajtshme nr.431;
Pasuria e paluajtshme nr.404
Pasuria e paluajtshme nr.311;
Pasuria e paluajtshme nr.312;
Pasuria e paluajtshme e regjistruar me nr.41.263 me sipërfaqe 23.363m2;
Pasuria e paluajtshme e regjistruar me nr.41.264 me sipërfaqe 1000 m2;
Pasuria e paluajtshme e regjistruar me nr.41.361 me sipërfaqe 7932 m2;
Pasuria e paluajtshme e regjistruar me nr.41.263/1 me sipërfaqe 1126.13 m2; dhe
Pasuria e paluajtshme e regjistruar me nr.41.108 me sipërfaqe 7637 m2. (A2 Televizion)