Hakmerret Izraeli, breshëri raketash në Jemen, aeroporti i Sanaas jashtë funksionit

Nga A2 CNN
6 Maj 2025, 16:12 | Bota

Hakmerret Izraeli, breshëri raketash në Jemen, aeroporti i Sanaas

Forcat izraelite kanë kryer sulme ajrore që synonin Aeroportin Ndërkombëtar të Sanaas në Jemen dhe disa vende të tjera, sipas një raporti të raportuar për herë të parë nga televizioni Al Masira i lidhur me rebelët Huthi.

Sulmi, i cili ndodhi pak para orës 16:00 u konfirmua pak më vonë nga ushtria izraelite, e cila tha në një deklaratë se sulmoi edhe fabrikën e betonit al-Imran në veri të Sanaas. Sulmi ndaj fabrikës së çimentos "i jep një goditje ekonomisë së regjimit Houthi dhe forcimit të tij ushtarak", sipas IDF-së.

"Operacioni u miratua nga komandanti i Forcave Ajrore dhe Shefi i Shtabit të Përgjithshëm", thuhet në deklaratën e cituar nga Al Jazeera.

Ushtria izraelite shtoi se do të "vazhdojë të veprojë dhe të godasë me forcë" çdo grup që përbën kërcënim për Izraelin.

Ndërkohë, videot e publikuara nga sulmi tregojnë tym të dendur mbi kryeqytetin e Jemenit. Pas njoftimit të IDF-së, të cituar nga Times of Israel, raportohet se aeroporti i Sanaas është tani "plotësisht jashtë shërbimit" pas sulmeve nga avionët luftarakë.

Ata shtuan se aeroporti është përdorur nga Huthit për të transportuar armë dhe luftëtarë dhe operohet rregullisht për qëllime terroriste.

IDF shtoi se përveç aeroportit dhe fabrikës, ata sulmuan edhe disa termocentrale pranë Sanaas që përdoreshin nga Huthit. Më herët gjatë ditës Izraeli u bëri thirrje civilëve të largoheshin menjëherë nga zona e aeroportit të Sanaas, një ditë pas sulmit të parë izraelit në Jemen, që ishte hakmarrje për lëshimin e një rakete nga rebelët Huthi në aeroportin “Ben Gurion” pranë Tel Avivit.

"Ju bëjmë thirrje që të evakuoni menjëherë zonën përreth aeroportit dhe të siguroheni që kushdo që ndodhet aty pranë të bëjë të njëjtën gjë dhe të largohet nga zona. Nëse nuk largoheni, mund të jeni në rrezik", shkroi zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Avichai Andrai, në një mesazh në rrjetet sociale. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos