Paralajmërimi i paprecedentë! Izraeli banorëve të Jemenit: Largohuni nga zona, rrezikoni jetën

Nga A2 CNN
6 Maj 2025, 15:19 | Bota

Ushtria izraelite ka lëshuar një paralajmërim të paprecedentë për evakuim nga aeroporti ndërkombëtar i Jemenit. Kjo shënon herën e parë që Forcat Mbrojtëse të Izraelit kanë lëshuar një paralajmërim evakuimi në Jemen, më shumë se 1.600 milje larg Izraelit.

“Mosevakuimi i zonës rrezikon jetën tuaj”, tha në mediat sociale zëdhënësi i ushtrisë izraelite.

Paralajmërimi vjen një ditë pasi ushtria izraelite kreu një seri sulmesh kundër portit kryesor të Jemenit dhe një fabrike çimentoje.

Ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga Huthitë tha se të paktën një person ishte vrarë dhe 35 të tjerë ishin plagosur në një sulm izraelit ndaj fabrikës në Bajil, në lindje të Hodeidah. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos