Netanjahu premtoi pushtimin e Gazës, reagon Hamasi: Nuk jemi më të interesuar për paqen

Nga A2 CNN
6 Maj 2025, 11:12 | Bota

Netanjahu premtoi pushtimin e Gazës, reagon Hamasi: Nuk jemi më

Pas vendimit të Benjamin Netnayahut për rifillimin e sulmeve intensive në Gaza, ka ardhur edhe reagimi i Hamasit. Në një prononcim për AFP, një zyrtar i lartë i Hamasit tha se grupi nuk ishte më i interesuar për bisedimet e armëpushimit me Izraelin. 

“Nuk ka kuptim përfshirja në bisedime apo shqyrtimi i propozimeve të reja të armëpushimit për sa kohë që lufta e urisë dhe lufta e shfarosjes vazhdojnë në Rripin e Gazës”, tha Basem Naim për AFP, duke i kërkuar bashkësisë ndërkombëtare “të ushtrojë presion ndaj qeverisë Netanyahu për t'i dhënë fund krimeve të urisë, etjes dhe vrasjeve” në Gaza. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos