Lufta e Tretë Botërore brenda 10 viteve? Europianët nuk kanë besim tek ushtritë e tyre, amerikanët po

Nga Rosalba Bejdo
6 Maj 2025, 12:32 | Bota

80 vite pas Luftës së Dytë Botërore, amerikanët dhe europianët besojnë se një konflikt i tretë global edhe më shkatërrues mund të shpërthejë brenda një dekade, për shkak të tensioneve me Rusinë.

Në këtë përfundim ka arritur një sondazh i YouGov, i realizuar pikërisht në prag të 80-vjetorit të Ditës së Fitores ndaj Gjermanisë naziste. Shumë besojnë se ngjarjet e ndodhura para dhe pas Luftës së Dytë Botërore janë të rëndësishme edhe sot dhe duhet të sillen në vëmendje të brezave të rinj, shkruan A2.

Mes 41% deri në 55% e të intervistuarve në 5 vende të Europës Perëndimore (Britani e Madhe, Francë, Gjermani, Itali dhe Spanjë) thanë se një luftë tjetër ishte shumë e mundur, ose e mundur brenda 5 deri në 10 vitet e ardhshme; pikëpamje kjo e ndarë edhe nga 45% e amerikanëve. Shumica e tyre thanë se presin që konflikti i ri të përfshijë armë bërthamore, dhe se Lufta e Tretë Botërore do të çonte në më shumë humbje jetësh se ajo në vitet ‘40.

Pjesa më e madhe, nga 66% në Itali, në 89% në Britani thanë se presin që vendi i tyre të përfshihet në një luftë të tillë, por vetëm pak prej tyre besojnë se forcat e tyre të armatosura do të jenë në gjendje të mbrojnë. Në ndryshim, 71% e amerikanëve kanë besim në ushtrinë e Shteteve të Bashkuara.

Rusia shihet si shkaku kryesor për një Luftë të Tretë Botërore, nga shumica e qytetarëve ne pjesën përendimore dhe SHBA, e ndjekur nga terrorizmi islamik.   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos