Hamasi pranon marrëveshjen për armëpushim

Nga A2 CNN
6 Maj 2024, 18:59 | Bota

Mediat perëndimore raportojnë se grupi militant i Hamasit ka pranuar marrëveshjen për armëpushim me Gazën.

Drejtuesit e grupit kanë njoftuar negociatorët, teksa detajet ende nuk janë publike.

Propozimi i armëpushimit besohet të përfshijë një pauzë 40-ditore si dhe lirimin e pengjeve izraelite në këmbim të të burgosurve palestinezë që mbahen në burgjet izraelite.

Menjëherë pas publikimit të këtij lajmi dhjetëra qytetarë kanë dalë në rrugët e Gazës për të festuar arritjen e marrëveshjes së armëpushimit.

Në përditësim...

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos