Hamasi pranon propozimin e SHBA-së, do të lirojë ushtarin e rrëmbyer amerikano-izraelit

Nga A2 CNN
14 Mars 2025, 12:55 | Bota

Hamasi pranon propozimin e SHBA-së, do të lirojë ushtarin e

Hamasi ka njoftuar zyrtarisht se ka pranuar propozimin e SHBA-së për lirimin e ushtarit të rrëmbyer amerikano-izraelit Idan Alexander, së bashku me katër trupat e pengjeve të vrarë me shtetësi të dyfishtë të mbajtur në Gaza.

Grupi militant tha se kishte marrë "një propozim" nga ndërmjetësit, pa hyrë në detaje. Katari dhe Egjipti kanë ndërmjetësuar bisedimet indirekte midis Izraelit dhe Hamasit.

“Lëvizja u përgjigj me përgjegjësi dhe pozitivitet, duke dhënë përgjigjen e saj në agim të sotëm, e cila përfshinte miratimin e saj për lirimin e ushtarit sionist Edan Alexander, i cili ka nënshtetësi amerikane, përveç trupave të katër të tjerëve me shtetësi të dyfishtë”,  deklaroi Hamasi, përcjell A2 CNN.

Hamasi nuk i identifikoi emrat e pengjeve të vdekur që do të lirojë.

Organizata terroriste tha gjithashtu se "konfirmon gatishmërinë e saj absolute për të filluar negociatat dhe për të arritur një marrëveshje në fazën e dytë të marrëveshjes”.

Shtetet e Bashkuara kanë paraqitur një propozim të ri që do të siguronte lirimin e një grushti pengjesh të gjallë të mbajtur nga Hamasi në këmbim të një zgjatjeje njëmujore të armëpushimit Izrael-Hamas, tha një burim i njohur me negociatat. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos