
Ish-zëvendëspresidentja Kamala Harris thotë se Donald Trump u “tërhoq” drejt luftës me Iranin nga kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, raporton A2CNN.
Duke folur në një aktivitet për mbledhje fondesh të shtunën, ajo i tha audiencës: “Ai hyri në një luftë, ku u tërhoq drejt saj nga Bibi Netanyahu. Le të jemi të qartë, hyri në një luftë që populli amerikan nuk e dëshiron, duke vënë në rrezik ushtarakët amerikanë.”
Trump nuk i është përgjigjur drejtpërdrejt Harris-it, por ka thënë se Izraeli ka qenë një “aleat i madh” në një postim në rrjetet sociale.
Shefi i Shtëpisë së Bardhë do të shprehej: “Pavarësisht nëse njerëzit e pëlqejnë Izraelin apo jo, ata kanë provuar se janë një ALEAT i MADH i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ata janë të guximshëm, të vendosur, besnikë dhe të zgjuar dhe, ndryshe nga të tjerët që kanë treguar fytyrën e tyre të vërtetë në një moment konflikti dhe presioni, Izraeli lufton fort dhe di si të FITOJË!” (A2 Televizion)