“Disfata të hidhura e poshtërim për armiqtë”, Lideri Suprem “ringjallet”. Kërcënon Amerikën dhe Izraelin

Nga Xhevahir Qardaku
18 Prill 2026, 17:50 | Bota

Lideri Suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, është bërë sërish i gjallë duke lëshuar një deklaratë me shkrim.

Pa përmendur bisedimet apo zhvillimet lidhur me Ngushticën e Hormuzit, ai lëshon një kërcënim të drejtëpërdrejtë kundër Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit, shkruan A2.

“Ashtu si dronët e Ushtrisë Islamike godasin kriminelët amerikanë dhe sionistë si rrufeja, marina e saj e guximshme është e gatshme t'i bëjë armiqtë të shijojnë hidhërimin e disfatave të reja”, shkruan Ajatollahu i Iranit.

Më tej, pretendon se ushtria po mbron tokën, detin dhe flamurin në këtë luftë.

“Me mbështetjen e fortë nga Zoti dhe nga populli, në radhë të bashkuara e të qëndrueshme, dhe duke qëndruar krah për krah me shokët nga forcat e tjera të armatosura, ajo po lufton kundër dy ushtrive kryesore të mosbesimit dhe arrogancës. Dhe Ushtria Islame ua ka zbuluar botës dobësinë dhe poshtërimin këtyre ushtrive”, lexohet më tej në deklaratën e Mojtaba Khameneit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos