Hegseth: Kemi vrarë njeriun që organizoi atentatin ndaj Donald Trump

Nga A2 CNN
4 Mars 2026, 15:06 | Bota

Hegseth: Kemi vrarë njeriun që organizoi atentatin ndaj Donald Trump

Ushtria amerikane tha të mërkurën se ka vrarë një zyrtar iranian që drejtonte njësinë e dyshuar për atentat ndaj presidentit amerikan Donald Trump. “Udhëheqësi i njësisë që tentoi të vriste Presidentin Trump është ndjekur dhe është vrarë. Irani u përpoq të vriste Presidentin Trump dhe Presidenti Trump pati fjalën e fundit”, tha Sekretari i Mbrojtjes, Pete Hegseth, gjatë një konference për shtyp, përcjell A2 CNN.

“Edhe pse kjo nuk ishte në asnjë mënyrë fokusi i operacionit, në fakt nuk është ngritur kurrë si çështje nga Presidenti apo ndokush tjetër, unë u sigurova, dhe të tjerë u siguruan, që ata që ishin përgjegjës për këtë të përfshiheshin përfundimisht në listën e objektivave”, u tha Hegseth gazetarëve.

Ai nuk e bëri publik emrin e individit, por tha se operacioni u zhvillua të martën. Në vitin 2024, Departamenti i Shtetit ngriti akuza ndaj një shtetasi iranian në lidhje me një komplot të dyshuar, të urdhëruar nga Garda Revolucionare Iraniane (IRGC), për të vrarë Trump-in. Teherani ka mohuar akuzat se kishte vënë në shënjestër Trump-in dhe zyrtarë të tjerë amerikanë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos