Nga Irani në drejtim të Turqisë, NATO rrëzon raketën balistike, reagon Ankaraja

Nga A2 CNN
4 Mars 2026, 14:04 | Bota

Nga Irani në drejtim të Turqisë, NATO rrëzon raketën

Një raketë balistike e lëshuar nga Irani dhe që po drejtohej drejt hapësirës ajrore turke, pasi kaloi mbi Siri dhe Irak, është shkatërruar nga sistemet e mbrojtjes ajrore të NATO-s, njoftoi Ministria turke e Mbrojtjes, raporton A2CNN. 

Një municion balistik i lëshuar nga Irani, që u detektua duke kaluar nëpër hapësirën ajrore të Irakut dhe Sirisë dhe duke u drejtuar drejt hapësirës ajrore turke, u intereceptua në kohën e duhur nga asetet e mbrojtjes ajrore dhe raketore të NATO-s të vendosura në Mesdheun lindor dhe u neutralizua,” thuhet në deklaratën e ministrisë të mërkurën.

Nuk raportohet për viktima apo të lënduar, duke theksuar se Ankaraja rezervon të drejtën për t’iu përgjigjur çdo veprimi armiqësor kundër saj, ndërsa paralajmëroi palët që të shmangin përshkallëzimin e konfliktit.

Baza Ajrore e Incirlikut në Turqi përdoret nga forcat ushtarake të huaja, kryesisht nga SHBA dhe aleatët e tjerë të NATO-s. Baza është nën kontrollin e forcave ajrore turke, por funksionon si një bazë e përbashkët turko-amerikane.

Incirliku ishte një vendndodhje kritike logjistike dhe mbështetjeje ajrore për operacionet e udhëhequra nga SHBA-të në Irak gjatë Luftës së Gjirit të vitit 1991 dhe më vonë si një qendër mallrash për operacionet në Irak dhe Afganistan.

Turqia i mohoi SHBA-së lejen për ta përdorur atë për pushtimin e Irakut të udhëhequr nga SHBA-të në vitin 2003, por ajo u përdor gjerësisht për sulme kundër ISIS-it që nga viti 2014. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos