
Një lider ushtarak i Hezbollahut, i paidentifikuar, tha se grupi do të “kthehet te taktikat e viteve 1980” dhe do të aktivizojë njësi vetëvrasëse për të parandaluar që Izraeli të krijojë një “foothold” (pikë të fortë kontrolli).
“Grupe të mëdha të sulmuesve vetëvrasës janë vendosur në territorin e pushtuar sipas planeve të përgatitura paraprakisht,” tha burimi, duke iu referuar territorit që Izraeli mban në Libanin jugor.
“Misioni i sulmuesve vetëvrasës është të përballen me oficerët dhe ushtarët e armikut në fshatrat libaneze të pushtuara.”
Sulmet e Izraelit në Libanin jugor që nga 2 marsi kanë vrarë qindra libanezë dhe kanë detyruar banorët të shpërngulen në veri, duke krijuar zonën tampon, që de facto, kontrollohet nga Izraeli. Krijimi i skuadronëve kamikaze në jugun e Libanit mund të zbehë mundësitë e arritjes së armëpushimit mes Izraelit dhe Libanit dhe mund të përshkallëzojë sulmet si nga ana e IDF-së ndaj Hezbollah-ut dhe civilëve libanezë dhe gjithashtu shënjestrimin e fshatrave në veri të Izraelit nga ana e Hezbollah-ut, përcjell A2CNN. (A2 Televizion)