
Presidenti Joseph Aoun ka përditësuar qëndrimin e qeverisë mbi luftën në Liban dhe negociatat e ardhshme me Izraelin.
“Ne informuam palën amerikane që po bën përpjekjet që nga momenti i parë, se një armëpushim është një hap i domosdoshëm për çdo negociatë të mëvonshme” me Izraelin, tha ai, duke shtuar se kjo është deklaruar qartë nga Departamenti Amerikan i Shtetit, shkroi ai në platformën X.
Aoun citoi deklaratën e SHBA-së: “Izraeli nuk do të kryejë asnjë operacion ushtarak ofensiv kundër objektivave libaneze, përfshirë objektivat civile, ushtarake dhe të tjera shtetërore në territorin libanez, në tokë, det dhe ajër.”
Ai tha se ky është qëndrimi zyrtar i Libanit dhe se çdo organ brenda vendit që jep deklarata në kundërshtim me të nuk ka autoritet, një kritikë e dukshme ndaj Hezbollahut, i cili ka refuzuar negociatat e drejtpërdrejta me Izraelin.
Pak më parë, lideri i Hezbollahut bëri thirrje për kthim te negociatat indirekte me Izraelin dhe tha se grupi i tij do të vazhdojë të kundërpërgjigjet ndaj “agresionit” izraelit në Libanin jugor.
“Ajo që po bëjmë nuk është tradhti; përkundrazi, tradhti është kur dikush e çon vendin e tij në luftë për të arritur interesa të huaja,” vijoi Aoun, duke akuzuar Hezbollahun si një proksi të Iranit, përcjell A2CNN. (A2 Televizion)