Hezbollahu pëson “goditje të rëndë” pas vrasjes së figurës kyçe

Nga A2 CNN
2 Prill 2026, 11:10 | Bota

Hezbollahu pëson “goditje të rëndë” pas vrasjes

Gjatë një sulmi në Beirut, u vra figura e lartë e Hezbollah-ut, Haj Youssef Ismail Hashem, të mërkurën. Ushtria izraelite tha se ai ishte kreu i frontit jugor të Hezbollah-ut, përcjell A2CNN.

Sulmet shënjestruan makinën e Hashemit në Bejrut, duke shënuar një shkelje serioze të inteligjencës dhe sigurisë për Hezbollah-un.

Situata në jug të vendit është ndryshe. Hezbollahu ka vazhduar të lëshojë raketa përtej kufirit drejt veriut të Izraelit. Radioja e Ushtrisë izraelite thotë se të paktën 70 raketa janë lëshuar që nga mesnata. Shumë prej këtyre raketave janë interceptuar dhe shumë prej tyre kanë shkaktuar dëme minimale. Por këto raketa prishin jetën normale, duke i detyruar njerëzit të futen në strehimore ose edhe të largohen nga zona.

Hezbollah po ashtu po bën rezistencë në jug ndërsa Izraeli vazhdon me ofensivën tokësore. Në 24 orët e fundit, kjo ofensivë është ngadalësuar, me Hezbollah-un që ka intensifikuar sulmet, përfshirë organizimin e pritave dhe përdorimin e armëve kundërtanke.

Pra, ndërsa ka pasur një goditje të rëndë me vazhdimin e politikës së vrasjeve të synuara nga Izraeli, në jug Hezbollah po mban pozicionet, të paktën për momentin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos