
Pakistani po zhvillon bisedime me Afganistanin në një përpjekje për t’i dhënë fund konfliktit më të rëndë mes dy vendeve që nga rikthimi në pushtet i Talibanëve në vitin 2021, përcjell A2CNN.
Sipas një zëdhënësi të Ministrisë së Jashtme të Pakistanit, negociatat po mbahen në Urumqi, një qytet në veriperëndim të Kinës, dhe përfshijnë zyrtarë të lartë nga të dyja vendet.
Bisedimet synojnë uljen e tensioneve dhe gjetjen e një zgjidhjeje për përplasjet e vazhdueshme përgjatë kufirit, të cilat janë përshkallëzuar ndjeshëm vitet e fundit. Konflikti është bërë një nga sfidat më serioze për stabilitetin rajonal në Azinë Jugore.
Autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje të mëtejshme mbi përparimin e bisedimeve apo marrëveshjet e mundshme që mund të arrihen.
(A2 Televizion)