
Hungaria ka bllokuar paketën e ndihmës 50 miliardë euro të Bashkimit Europian për Ukrainën, vetëm disa orë pasi pranoi të hiqte veton për fillimin e bisedimeve të anëtarësimit.
"Përmbledhje e turnit të natës: veto për paratë shtesë në Ukrainë", tha kryeministri hungarez, Viktor Orban, pas bisedimeve të së enjtes në Bruksel.
Udhëheqësit e BE-së thanë se negociatat e ndihmës do të rifillonin në fillim të vitit të ardhshëm. Ukraina është shumë e varur nga fondet e BE-së dhe SHBA-së, ndërsa vazhdon të luftojë forcat okupuese ruse.
27 liderët e Bashkimit Europian kanë vendosën të enjten të hapin negociatat e pranimit në union me Ukrainën dhe Moldavinë.
Ndonëse paraprakisht lajmëroi një veto, kryeministri hungarez Viktor Orbán u tërhoq, por jo nga mendimi i tij se hapja e bisedimeve për anëtarësim me Ukrainën ishte një vendim i gabuar.
"Ukraina nuk është realisht e aftë të nisë negociatat, por për shkak të luftës, për arsye gjeostrategjike, le të themi politike, duhet të hapin negociatat me ta. Unë mendoj se ky është një gabim... Ne po shkatërrojmë Bashkimin Evropian“, tha Orban. (A2 Televizion)