Qeveria merr në dorë shëndetësinë, ish-ministri mbi draftin: Tenderizohet grabitja e parave të shtetit

Nga A2 CNN
10 Gusht 2026, 17:55 | Politikë

Një projektligj i ri qeverisë synon krijimin e një shoqërie shtetërore që do të marrë në administrim gjithë zinxhirin e furnizimit me barna dhe pajisje mjekësore.

Duke folur mbi këtë çështje në emisionin “Ditari i Pasdites” nga Pandi Gjata në A2CNN, ish-ministri i Shëndetësisë Petrit Vasili tha se po synohet të tenderizohet grabitja e parave të shtetit.

Sipas Vasilit ky është model centralizimi, duke mos ua lënë përgjegjësinë e prokurimeve spitaleve, por duke i përqendruar ato në një dorë.

Objektet s’janë vetëm barnat, pajisjet, por janë edhe materialet mjekësore dhe shërbime. Është një paketë shumë e madhe. Jo për të bërë politikë për politikë, ky është thjesht centralizimi i grabitjes, asgjë më shumë. Për çfarë arsye? Pak kohë më parë ju keni dëgjuar që Edi Rama bërtiste për autonominë e spitaleve, një gjë që këta e shkatërruan. Elementet e autonomisë filluan në 2000-2001, këta e ricentralizuan. Pyetja është: Në të gjithë Europën ekziston një model i tillë? Përgjigjja është jo. Ky është modeli i hajdutëve. Pse nuk aplikohet? Sepse sot orientimi është autonomi e strukturave sipas rajoneve përkatëse. Një rajon, psh. Shkodra ka një kirurgji të zhvilluar. S’ka të njëjtën specifikë Kukësi. Autonomia do të thotë që paratë t’i përdorësh në maksimum në qëllim të shërbimit. Ndërsa centralizimi, do të thotë që përgjegjësitë përpiqesh t’i marrësh t’i nga lart dhe ndërhyn kot. Pse në Durrës, Elbasan, Fier, s’i bëjnë dot procedurat e prokurimit?! Mblidhen në Tiranë që të jenë një dorë. E kundërta do ishte decentralizimi”, tha Vasili.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos